Loading…

Rama komenton spotin e Vitisë ku tallet me të: Nuk jemi këtu për të bërë hajgare

  • 08/11/2021 | 22:59

Rama komenton spotin e Vitisë ku tallet me të: Nuk jemi këtu për të bërë hajgare

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një spot të kundërkandidatit të VV-së, Arben Vitia.


Në atë spot, Vitia thotë se do të rrëzojë Pallatin e Rinisë dhe Stadium “Fadil Vokrri” dhe është cilësuar nga analistët si tallje me Ramën.

Por Rama thotë se Vitia ka treguar se është penduar për këtë dhe se tani po merren vetëm me programe.

“E kam dëgjuar zotin Vitia dhe ai tregoi se është penduar për këtë. Ka pasur konferencë dhe ka thënë. Besoj se jemi këtu me paraqit plane konkrete për të zgjidhur probleme dhe nuk jemi këtu për të bërë hajgare”, tha ai në Dukagjini.

Rama po ashtu shtoi se në planin e tij nuk është rrënimi i Stadiumit dhe Pallatit të Rinisë. Ai ka thënë se ai ka një vizion për të ardhmen i cili nuk lidhet me këtë mandat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë