Loading…

Rama kritikon Kosovën që s’po i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’: Po e bëjnë për arsye të mosarsyes

  • 04/11/2021 | 12:42

Rama kritikon Kosovën që s’po i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’: Po e bëjnë për arsye të mosarsyes

Kryeministri  shqiptar, Edi Rama, ka kritikuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën për refuzimin e tyre karshi bashkimit në Nismën “Ballkani i Hapur”.

Në një konferencë për media, Rama ka thënë se këto shtete janë skeptike për shkak të siç thotë ai “arsye të mosarsyes”.

“Arsyet pse të tjerët janë skeptikë ose refuzues ndaj Ballkanit të Hapur i kam dëgjuar, dhe të Malit të Zi, Bosnjes edhe të Kosovës me shumë vëmendje por më vjen keq psai po i konsideroj si arsye të mosarsyes”, ka thënë Rama.

“Pse procesi i Berlinit është proces që pasi ka vendosur një kornizë vlerash e kriteresh ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin e në tjetrin çdo vit, e çdo vit e më qartësisht në pamundësi për të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nismë. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe monitoruar zbatimin”, ka thënë tutje Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë