Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po kthehet në vend, pas një pune të mbarë dhe të dobishme për shtetin shqiptar, pas samitit të NATO’së, ta mbajtur këto ditë në Madrid të Spanjës, shkruan Gazeta Metro.
Rama shkroi se nga ky takim vlenë të veçohet kontributi i Shqipërisë për NATO’n, dhe hapjen e negociatave për anëtarësim të shtetit shqiptar në Bashkimin Europian
“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkroi ai.
Ndër të tjera në këtë samit Rama kërkoi që Kosova të pranohet në Partneritetin për Paqe, mekanizëm ky i cili ndodhët brenda ombrellës institucionale të NATO’së./gazetametro.net