Loading…

Rama lë prapa Kurtin, renditet lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën dhe i pari në raport me popullsinë

  • 28/11/2021 | 23:54

Rama lë prapa Kurtin, renditet lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën dhe i pari në raport me popullsinë

Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën, gjatë vitit 2021, me 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime, ndërsa kryeministri Albin Kurti, renditët i dyti në raport me popullsinë.


I pari është renditur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish kryeministri i Italisë.

Por si si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, Rama renditet në vendin e parë edhe për numrin e fansave dhe për reagimet në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rendit i dyti në raport me popullsinë.

Rama ka popullaritet mjaft të lartë në Facebook dhe ka lënë pas kryeministra si Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis, etj.

Të dhënat janë analizuar nga Terra Data.

Kujtojmë se Edi Rama, është mjaft aktiv në Facebook, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike.

Fansat në raport me numrin e popullsisë:

Reagimet në raport me numrin e popullsisë:

Reagimet në raport me numrin e popullsisë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë