Loading…

Rama, lufta e UÇK’së ishte e drejtë: Nesër Marshojmë për Drejtësi

  • 01/04/2023 | 22:59

Rama, lufta e UÇK’së ishte e drejtë: Nesër Marshojmë për Drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, e ka mbështetur Marshin e Drejtësisë që do të mbahet nesër në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po mbahen në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Rama tha se nesër duhet të marshojmë që ti tregojmë gjithë botës se krimet e luftës të kryera në Kosovë, janë kryer nga aparati shtetërorë serb.

Ai tha se krimet Serbisë në Kosovë kanë mbetur të pandëshkuara.

Postimi i plotë: 

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë