Loading…

Rama – Meta bashkë edhe 4 vite, marrëveshje për Presidentin e ri

  • 03/04/2017 | 11:57

Rama – Meta bashkë edhe 4 vite, marrëveshje për Presidentin e ri

Burime për Ora News konfirmojnë se është arritur një marrëveshje e re mes PS dhe LSI për 4 vitet e ardhshme.


Konfirmohet se koalicioni PS-LSI drejt një fillimi të ri. Gjithashtu është arritur marrëveshje dhe për presidentin e ri.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për katër orë darkuan në një restorant pranë Pazarit të Ri në Tiranë mbrëmjen e së dielës 2 prill 2017.

Darka 4 ore

Në darkë kanë qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Ata dolë të qetë nga lokali dhe disa burime mbrëmë deklaruan se kanë dalë të kënaqur lidhur me rezultatin e takimit që mund të shënojë një fillim të ri për koalicionin.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë vendim sa i takon  të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.

Kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta të shoqëruar nga Veliaj dhe Vasili përmbyllën darkën në orën 01:00 pas mesnate.

Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.

Pas ftesës që i bëri Rama në Asamblenë e PS, mesditën e se dieles pritej një prononcim i kreut të LSI në Fier, prononcim i cili në fakt u anulua.

Rama deklaroi ne Asamble: Meta të vendosë. Me apo pa LSI, vijojmë përpara!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë