Loading…

Rama në Beograd, pritet nga ministri që e quajti Thaçin ‘Kasapi i Ballkanit’

  • 03/11/2021 | 19:58

Rama në Beograd, pritet nga ministri që e quajti Thaçin ‘Kasapi i Ballkanit’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Serbisë, ku bashkë me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviq, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, muajin që shkoi.

Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.

Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq.

Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.

Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.

Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.

Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përfaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.

Theksojmë se “Open Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë iniciativë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë