Loading…

Rama në linjë me perendimin: Kurti e Vucici ta zgjidhin konfliktin

  • 03/06/2023 | 17:18

Rama në linjë me perendimin: Kurti e Vucici ta zgjidhin konfliktin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ultimatumit të Bashkimi Evropian, i cili përmes një deklarate të shefit të politikës së Jashtme Josep Borell i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa menjëherë për të ulur tensionet, duke paralajmëruar se nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët.


“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pa bashkërenduar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të ulur tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhej në deklaratën e Borell në emër të vendeve të bllokut.

Kjo deklaratë është shpërndarë nga kryeministri Rama i cili mbështet qëndrimin e BE. Sipas Ramës BE-ja nuk mund të ishte më e qartë ndaj i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin konfliktin përpara se Brukseli të ndërmarra masa drastike ndaj tyre. Kreu i qeverisë shqiptare shton se pasoja nëse palët nuk do të zbatojnë kërkesat, do të ishte e vetë-shkaktuar.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi me këtë mosplan absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe ku zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane.”, shkruan Rama.

Bashkimi Evropian i nënvizoi Kosovës 3 kërkesa, me në krye përsëritjen e zgjedhjeve.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë që nuk e përshkallëzon situatën, dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje” .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë