Loading…

Rama: PD do bllokimin e reformës në Drejtësi, po dështojnë

  • 04/05/2017 | 13:02

Rama: PD do bllokimin e reformës në Drejtësi, po dështojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë të mbajtur paraditen e së enjtes ka rikonfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve më 18 qershor dhe ka theksuar se Partia Socialiste i ka nisur tashmë përgatitjet.


“Në lidershipin e PS po zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategjinë elektorale, që bazohet në anketimet e publikut, në fokus grupet e ndryshme, ku dëgjohen votues të majtë e të djathtë, të lëkundur, etj. Pastaj do të përcaktohet programi dhe kalendari politik deri ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Rama.

Sa i takon Partisë Demokratike, Rama ka thënë se strategjia e saj ka qenë bllokimi i Vettingut, ndërsa bojkotin e saj e ka cilësuar absurd.

“Edhe pse surprizën e bllokimit të Vettingut e kam pritur, nuk kemi pritur bojkotin e Parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. Që do të thotë se PD mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses”, ka thënë Rama.

Sipas tij, shansi i vetëm për këtë sukses ishte duke përçarë shumicën dhe duke ndikuar tek Ilir Meta dhe LSI, por pa sukses.

“PD ka dështuar me sukses. PD hyri në një betejë për të marrë peng qeverinë, për të marrë peng reformën në drejtësi”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, PD kundërshtoi në mënyrë absurde edhe gatishmërinë e mazhorancës për të gjetur një figurë konsensuale për presidentin e Republikës. Por, edhe figura e Ilir Metës, sipas tij, është më konsensuale se kurrë.

“PD ka vendosur një mur absurd mes vetes dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Edhe për presidentin e Republikës pati përpjekje për një figurë konsensuale. President më konsensual se Meta, PD s’kishte ku e gjente as në tokë e as në hënë”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se, presidenti i zgjedhur ka bërë të gjitha përpjekjet për të bindur PD që të zhbllokojë Vettingun dhe të krijonte një bazë barazie në zgjedhje, por e djathta ka refuzuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë