Për ngjarjet e fundit në Veri të vendit reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që pyet nëse kjo situatë i konvenon Kosovës kur miqtë si SHBA dhe BE këshillojnë të kundërtën, shkruan Gazeta Metro.
Për gjithë situatën e sotme dhe intevenimin e Policisë së Kosovës në Veri për asistim për të hyrë në zyra të komunave kryetarët e sapo zgjedhur, Rama ngriti një dilemë. Ai shkroi duke shtruar një pyetje, se e gjithë kjo është një pëfitim për Kosovën kur procesi ka hyrë drejt normalizmit e njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama po ashtu tha se nuk i këshillon që të ecet në këtë “shteg të rrezikshëm” dhe rreshtohet krah botës perendimore që kanë në vëmendje dialgun, normalizmin dhe njohjen e ndërsjellë mes vete Kosova dhe Serbia.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!.. Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më
tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë— Edi Rama (@ediramaal) May 26, 2023
Kujtomë që sot nga mesdita, Policia e Kosovës ka asistuar që 3 kryetarët e komunave, Zveqan Leposavic dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet e komunave. Si rezultat të kësaj, ata hasën në rezistencë nga grupet banorësh lokalë serbë që sfiduan dhe penguan policinë e Kosovës. Kryetarët e këtyre komunave kanë arritë që të hyjnë në zyrat e tyre megjitatë por si pasojë e kësaj 5 policë janë lënduar, ndërsa disa vetura të tyre janë dëmtuar. Sipas mediave lokale serbe 10 qytetarë serbë kanë kërkuar trajtim në institucionet shëndetësore.
Reagim ndaj situatës pati nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç bëri mbasadori amerikan Jeff Hovenier që i vlerësoi si dhunë ndërhyren e policisë së Kosovës në Veri dhe kërkoi të ndërpriten urgjentisht./gazetametro.net