Loading…

Rama për “Open Balkan”, integrimi i tregjeve tona dhe mirëqenia e njerëzve

  • 04/11/2021 | 12:25

Rama për “Open Balkan”, integrimi i tregjeve tona dhe mirëqenia e njerëzve

Kryeministri Edi Rama, po viziton Beogradin, në kuadër të nismës “Open Balkan”.


Rama ka folur në konferencën për shtyp, ku kanë marrë pjesë edhe presidenti serb, Vucic dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Dimitrov. Në takim ka munguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka njoftuar dorëheqjen nga posti, pas humbjes së zgjdhjeve lokale.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se e gjithë nisma ka të bëjë me integrimin e tregjeve, për të sjellë mirëqenie ekonomike të qytetarëve të vendeve pjesëmarrëse.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“Sot, ndryshe nga takimet e tjera, i gjithë fokusi ka qenë tek njerëzit, kompanitë, fermerët, distributorët, punëtoret, akademikët, studentët, që janë edhe përfituesit realë të Ballkanit të Hapur dhe që secili në mënyrën e vet, vuajnë kufijtë, pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë, agjensive, kontrolleve, inspektimeve.

Më vjen mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme, që është integrimi i tregjeve tona, që më pas të kthehen në treg të rëndësishëm për aktorët tanë të tregut dhe investimet e huaja direkte në këtë zonë. Po del në pah, shihet në Serbi dhe vendet e tjera, që kjo ka një kufi që lidhet me hapësirën e shfrytëzimit të tregut.

Të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte, që sjellin shumë më tepër punësim cilësor, vlerë të shtuar, duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë.

Sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrësit, distributorët, kompanitë dhe problemet e tyre reale. Të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur, kërkuan që cka ne nënshkruajmë në nivelin politik të përkthehet në rezultat në kufij për ta.

Nuk mundet që të premten në darkë të arrish në kufi dhe të presësh të hënën për të cuar në anën tjetër qumështin, sepse i bie të bëhet kos. Apo të çosh produktet nga Konispoli në Serbi, nga ara në treg duke i kaluar nëpër dogana. Apo 3 javë për të pritur konfirmimin nga dogana.

Kemi takuar Këshillin e Atlantikut, që e njihni shumë mirë se cfarë përfaqëson, ka ardhur enkas nga Washingtoni në mbështetje jo vetëm të nismës në parim, por duke pritur një studim që do të ekspozohet në Tiranë, për avantazhet dhe përfitimet nga Ballkani i Hapur i të gjashtë vendeve, jo vetëm tre vendeve.

Kemi bindjen që BE, ndërkohë që është zhytur në dilemat e veta, mund të konsiderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit. Ballkani i Hapur është një nismë në shërbim të njerëzve, mirëqënies ekonomike dhe shoqërore”. /TPZ.al/

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë