Loading…

Rama prezenton paketën ligjore kundër krimit të organizuar: Kush nuk e voton do përjashtohet nga PS

  • 25/11/2019 | 13:06

Rama prezenton paketën ligjore kundër krimit të organizuar: Kush nuk e voton do përjashtohet nga  PS

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka treguar rreth paketës së tij speciale AntiKÇk, duke thënë se një nga qëllimet e saj është edhe luftimi i korrupsionit, transmeton Gazeta Metro.


Rreth gjendjes kaotike në situatën politike në Shqipëri, dhe rasteve të shumta problematike, ku përfshihen afera korruptive e skandale nga zyrtarë të lartë brenda shtetit, Rama tha se luftimin e kësaj dukurie kanë interes edhe partnerët e Shqipërisë. Ai tha se ky është një interes strategjik i SHBA’ve, dhe Bashkimit Evropian që të bëhet reforma në drejtësi.

”Në çdo hap që kemi bërë në reformën për drejtësi, që nga dita e parë deri në ditën e fundit, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ne kemi qenë në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri as për të qeverisur Shqipërinë, as për të marrë nga Shqipëria dardha, janë për të përfaqësuar vendin e tyre dhe për të garantuar interesat e tyre strategjike lidhur me Shqipërinë. Dhe është në interes strategjik të SHBA’ve  dhe BE ‘së pastaj, që në Shqipëri të bëhet reforma e drejtësisë, e që KÇK-ja të marr një goditje vdekjeprurëse, të mos guxojë që krimi i organizuar të dal nga foletë”, tha Rama, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri i Shqipërisë, njoftoi gjithashtu se do formohet një njësi kundër korrupsionit, e përqendruar te korrupsioni në gjithë sistemin qeverisës.
”Askush nga ne këtu, e aq më pak partia sociale nuk mund të mbajë në kuriz një person që e përdor mandatin apo që përdor zyrën për përfitime nga të cilat, ai und të fitoj por humbet e gjithë familja jonë politike. Kjo njësi do të jetë në formën e taskforcës, forca e ligjit me një përbërje nga të gjitha institucionet që janë të detyruara të luftojnë në këtë front por nuk janë të kordinuara tash e 30 vjet. Inspektorët e Guarda de Financës dhe inspektorët e thesarit amerikan do jenë pjesë e kësaj njësie, qoftë korrupsionin shtetëror apo privat.”, theksoi Rama.

Në fund ai kërkoi mbështetjen e pakusht të grupit parlamentar, të ligjit special dhe paketës anti KÇK. Ai gjithashtu paralajmëroi se për ata që nuk e përkrahin këtë paketë do ketë ”pasoja”.

”Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, shtoi Rama./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë