Loading…

Rama prezenton projektin: “Prishtina 7 minuta qytet”

  • 02/11/2021 | 13:01

Rama prezenton projektin: “Prishtina 7 minuta qytet”

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka prezantuar më në detaje projektin “Prishtina 7 minuta qytet”, shkruan Gazeta Metro


“Në kuadër të prezantimit të njërit prej projekteve të mia kyçe në program “Prishtina 7 minuta qytet” kam kënaqësinë t’iu shpjegoj më hollësisht se si do të lidhen lagjet e Prishtinës me qendrën e qytetit duke mundësuar që gjithçka e nevojshme për banorin të gjendet brenda shtatë minutave në këmbë, me biçikletë ose me transport publik”, ka thënë ai ndër të tjera Rama.

“Aktualisht shumica e lagjeve përreth qendrës si Arbëria, Kodra e Trimave, Kalabria, Bregu i Diellit e Velania edhe pse janë në distanca shumë të afërta nuk kanë qasje të lehtë në qendër të qytetit. Në disa prej tyre mungon edhe Trafiku Urban dhe mënyra e vetme e lëvizjes janë veturat të cilat ndikojnë në stërngarkimin e trafikut, ndotjen e ajrit dhe në kaosin e parkimit afër qendrës. Me projektin tonë ‘Rrethi i Brendshëm’ që definon qendrën e re të Prishtinës do të ndërlidhet me lagjet përreth si Arbëria, Kodra e Trimave, Prishtina e Vjetër, Kodra e Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Emshiri e Stacioni i Autobusëve përmes platformave të gjelbra për këmbësorë dhe nënkalimeve për vetura”, ka thënë ai në konferencë për media. / gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë