Kryeministri shqiptar Edi Rama, edhe sot në Samitin e Triestes në Itali, ku po merrnin pjesë përveç liderëve të rajnit, edhe ata të Gjermanisë, Francës, Italisë, e Britanisë, ka befasuar me paraqitjen e tij të stilit të veshjes.
Në Samitin e Triestes, që është proces i Nismës së Berlinit, Rama mori vëmendjen e të gjitha medieve, pasi derisa pritej nga uniformat e Gardës së Italisë, me nderime ushtarake, ai ecte pranë tyre i veshur në një stil krejt të pazakontë. Rama kishte kostumin e tij e kishte kombinuar me atlete të markës gjermane ‘Adidas’, shkruan gazetametro.net.
Rama përmes një postimi në Facebook, këtë samit e ka cilësuar si inkurajues për ecurinë europiane të rajonit, e edhe për Shqipërinë, që këtë herë sipas tij, është e para në listën e projekteve të fituara për financim.
Stil të ngjashëm, e edhe më ekstravagant të veshjes Rama kishte aplikuar në një takim të më hershëm në Bruksel, që shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, kishte organizuar për kryeministrat e rajonit.
Ngjashëm, i veshur i tëri sportiv, Rama e kishte zhvilluar edhe të gjithë fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, zgjedhje të cilat i fitoi bindshëm. /gazetametro.net