Loading…

Rama: Raporti i Dick Martyt nuk mund ta gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

  • 13/08/2022 | 13:06

Rama: Raporti i Dick Martyt nuk mund ta gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi në Këshillin e Evropës Rezolutën kundër pretendimeve të Dick Martyt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se raporti famëkeq nuk mund ta gëzojë më Rezolutën mbështetëse që aktualisht është në fuqi.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022”, ka shkruar Rama.

Rama ka treguar edhe se cilave instanca u është dërguar ky raport.

Tutje, kryeministri shqiptar ka thënë se Shqipëria i ka kërkuar Këshillit të Evropës që të hartojë një raport tjetër që demanton atë të Martyt.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë