Loading…

Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

  • 04/11/2021 | 14:20

Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ai këtë deklarim e ka bërë në kuadër të takimit që po mabhet në Beograd në vazhdën e takimieve të nismës Open Ballkan. Edi Rama ka thënë se kërkim falja vjen në fund të procesit.

“Jam shumë dakord që Serbia duhet të kërkojë falje. I vihet kapaku, do t’i japi zgjidhje përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia. Mendoj se falja vjen në fund. Nuk ka ardhur falja e Gjermanisë në vitin 1945 por në 1969. Gjermania dhe Franca kanë bërë çdo gjë dhe e kanë filluar me marrëveshje të natyrës ekonomike, me traktatin e qymyrit dhe çelikut se në këtë mënyrë krijohet një atmosferë tjetër. Open Balkan sigurisht që nuk është një çelës magjik, është një proces që ndihmon. Kemi një konflikt të trashëguar nga lufta që duhet ta zgjidhim. Ti mohosh vetes, vendit tënd popullit tënd të mirat që sjell procesi. Sa i përket Maqedonisë së Veriut është çështje politikë. Ata po humbasin kohë, por do të vijnë se nuk kanë rrugë tjetër, nuk është visibël të rrish i mbyllur. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balkani i Hapur sjell mundësinë që të kemi në realitet atë që duam prej vitesh, të hiqet kufiri”, tha Rama. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë