Loading…

Rama: Serbia po negocion, Kosova e vetmja pa viza

  • 11/03/2017 | 18:03

Rama: Serbia po negocion, Kosova e vetmja pa viza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Gjermani, duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert”, ka thënë se Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e vizave.


 

Ai tha se nuk mund të jesh pjesë e Bashkimit Evropian nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin e të bashkëpunosh me të. Sipas tij, BE e ka fuqinë për të mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama, transmeton Kosovapress.

Kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbë perspektivën evropiane, pasi Evropa, siç u shpreh ai, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe një drejtësi funksionale.

“Njerëzit tanë e dinë se nuk mund të jemi anëtarë krenarë të Bashkimit Evropian nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon. Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pa ndëshkueshmëria”, u shpreh Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë