Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Shkodrës. Ai tha se më 18 qershor, shqiptarët duhet të votojnë për Shqipërinë evropiane.
“Shqiptarët nuk mund të ndahen sipas flamujve të partive. Sa herë që unë vij në Shkodër, Voltanës i duket sikur jam duke e provokuar. Më thanë se Voltana më kishte marrë nëpër gojë dhe se mund të ngrinte edhe çadër, me qëllim që unë mos të vija këtu. Më datë 18 qershor të bëhemi të gjithë bashkë pa dallime”, ishin fjalët e Ramës.
Ndryshe, zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor, e të cilat i ka bojkotuar partia që udhëhiqet nga Lulzim Basha.