Loading…

Rama shpjegon “Planin A” për ushtrinë, jo atë të Thaçit

  • 16/03/2017 | 18:18

Rama shpjegon “Planin A” për ushtrinë, jo atë të Thaçit

Për dallim prej një pjesë të politikanëve të Kosovës, ku përfshihet edhe Presidenti Hashim Thaçi, të cilët tashmë po e favorizojnë “Planin B” për krijimin e ushtrisë, pra atë nëpërmjet ligjit, Komandanti i FSK’së Rrahman Rama ka folur për një variant tjetër.


Ai para studentëve ka elaboruar “Planin A”, ku FSK transformohet në FAK- Forca të Armatosura të Kosovës, gjë që nuk ndodhë me variantin e Presidentit Thaçi. Sipas nismës së Presidentit FSK mbetet me të njëjtin emër.

Komandanti i FSK’së gjatë një ligjërate me studentët e një kolegji privat, diskutimin e përqendroi në përgatitjet të cilat janë bërë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, bëhet e ditur në një komunikatë të MFSK’së.

“Pas rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe analizës që i është bërë gjithë sektorit të sigurisë, për t`i analizuar sfidat e sigurisë të tashmes dhe të së ardhmes, si rreziqet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Ku mbi bazën e rekomandimeve të këtij rishikimi është planifikuar krijimi i Forcave të Armatosura, me mision të ri. Mbi bazën e këtyre detyrave thelbësore është punuar dhe planifikuar edhe struktura e Forcave të Armatosura të Kosovës”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë