Loading…

Rama shpotitë BE’në: ‘Maskat’ e Brukselit i hoqëm në Tiranë

  • 10/06/2021 | 16:16

Rama shpotitë BE’në: ‘Maskat’ e Brukselit i hoqëm në Tiranë

As sot nuk kanë munguar batutat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili mblodhi në Samitin e Tiranës, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Gjatë konferencës së përbashkët për media, të cilën e mbajti me komisionerin evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Valheryi, Rama tha se ‘maskat e Brukselit u hoqën në Tiranë’.

“Ishte një kënaqësi që më në fund takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë t’i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që edhe komisioneri dhe delegacioni nga Brukseli ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqëm në Tiranë dhe patjetër sepse gjërat tanimë janë konkrete”, tha Rama gjatë fjalimit të tij.

Tutje, Rama tha se tregu i përbashkët rajonal është një nismë strategjike nga e cila përfiton i tërë Ballkani Perëndimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë