Loading…

Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore

  • 15/02/2017 | 16:52

Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë sot se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore.


Ai ka sqaruar se kjo nuk do të nënkupton se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Po ashtu Rama hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike.

Këto komente kryeministri Rama i bëri me rastin e lansimit të Shërbimit Konsullor “Online”, në të cilin do të gjenden plot 36 shërbime konsullore me procedura të thjeshta, tërësisht të standardizuara dhe të unifikuara në një platformë të vetme.

Nëpërmjet këtij shërbimi konsullor “online” emigrantët shqiptarë do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë