Loading…

Rama i bindur: Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030

  • 08/04/2026 | 17:13

Rama i bindur: Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Lezhë, tha se Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030, duke shtuar se kapitujt e negociatave janë hapur në kohë rekord dhe pritet të përfundojnë në vitin 2027, transmeton Gazeta Metro.


Pas kësaj, sipas tij mbeten rreth dy vite kohë për të marrë miratimin nga të 27 vendet anëtare, dhe nëse edhe një vend thotë jo, integrimi i Shqipërisë në BE bëhet i pamundur.

Sipas tij, e vërteta është që kanë hapur kapitujt e negociatave në një kohë rekord, që ka ardhur edhe si rezultat i punës së Shqipërisë dhe rezultatit të punës së tyre.

“Kjo duhet të jetë një fushatë për të folur me të gjithë socialistët dhe me të gjithë mbështetësit tanë kudo ku ndodhen. Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin është gënjeshtër. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Evropian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri, me një ambicie të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj, pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare”, u shpreh ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë