Loading…

Rama: Shqipëria është kthyer në drejtimin e duhur

  • 05/03/2017 | 18:29

Rama: Shqipëria është kthyer në drejtimin e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave në Facebook foli për reformat e ndërmarra nga qeveria.


Rama theksoi se vendi është kthyer ne drejtimin e duhur, duke përmendur rritjen e pensioneve, luftën kundër drogës, uljen e kriminalitetit, etj.

Sipas tij janë ndërmarrë reforma që nuk ishin marrë në 25 vite. Ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se duhen ndëshkuar tani të korruptuarit në sistemin e drejtësisë.

“Në çdo sektor punohet përditë në tre vite e gjysmë për të bërë shtet. Punësimi është rritur dhe papunësia ka rënë, por jo aq sa duhet. Na duhet një drejtësi e re, një drejtësi që garanton të drejtën e pronës, hetim të paanshëm nga kushdo qoftë. Një drejtësi që e bën shtetit shtet dhe qytetarin të lirë. Tanimë themelet e një drejtësi të re janë vendosur”, deklaroi Rama. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë