Loading…

Rama thërret për përgjegjësi: Omicron-i po shqetëson botën, vaksinohuni

  • 02/12/2021 | 09:17

Rama thërret për përgjegjësi: Omicron-i po shqetëson botën, vaksinohuni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një videoje të publikuar në Facebook, ka rikujtuar qytetarët që të vaksinohen – edhe me dozën e tretë përforcuese – në mënyrë që të jenë të mbrojtur gjatë dimrit nga COVID-19.


“Duke ju kujtuar të vijoni vaksinimin me dozën e tretë përforcuese, për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit e për të mos i dhënë virusit një mundësi të dytë ndërkohë që varianti i ri Omicron po shqetëson botën”, shkruan Rama.

Në Shqipëri ende nuk ka të dhëna mbi ardhjen e mundshme të variantit të ri. Mirëpo, disa shtete të Evropës, e kanë raportuar atë tashmë dhe kanë nisur masat shtesë.

Varianti Omicron është me prejardhje nga Afrika e Jugut dhe mendohet se ka një rrezik infektueshmërie shumë më të lartë se sa varianti i zakonshëm. Efekti i vaksinave ende nuk dihet nëse është i vlefshëm për këtë variant.

Disa studime izraelite, kanë nxjerrë në pah faktin se vaksina Pfizer, është e efektshme ndaj variantit të ri. Por, ende nuk ka të dhëna të sakta mbi këtë.

Kompanitë farmaceutike nga ana tjetër, po shohin mënyra për të prodhuar një vaksinë të re, të dobishme edhe ndaj këtij versioni.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë