Loading…

Rama thotë se përdoruesit e rregullt të autostradës mund të abonohen, por vetëm…

  • 01/04/2018 | 12:07

Rama thotë se përdoruesit e rregullt të autostradës mund të abonohen, por vetëm…

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë përpara gazetarëve ditën e dielë, një ditë pas protestës për taksën e “Rrugës së Kombit”, deklaroi se “policia ruajti gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh që do të marrë ndëshkimin që meriton”. 

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të ndërmerret një “komunikim intensiv shpjegues në lidhje me taksën sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë gjatë debateve të ditëve të fundit”.

“Ka nevojë për luftimin e dizinformimin që orkestrohet nga zjarrnxitësit e Tiranës. Kontrata është nënshkruar që prej dy vitesh dhe sot ngrihet një furtunë në gotë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që duhet ta dëmshpërblejë buxheti i përbashkët. Kur investimet sulmohen dhe digjen nga vandalë, ai që ka bërë investimin e kërkon atë mbrapsht nga shteti”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti se do të ketë abone për banorët e zonës: “Në kontratë është parashikuar sistemi i posaçëm për përdoruesit e shpeshtë, banorët e zonës. Do të ketë abone për ta. Kjo nuk është bërë më parë sepse duhen 6 muaj për verifikimin e përdoruesve të rregullt”.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, sipas Ramës, është e domosdoshme për mirëmbajtjen e saj. Kryeministri tha se edhe paraardhësi i tij e ka thënë më parë që rruga nuk mund të mirëmbahet dot. “Mospagesa si kontribut do të çonte në rrënimin e rrugës”, u shpreh Edi Rama, i cili nënvizoi se “5 eurot nuk negociohen”.

Kur u pyet nëse protesta në Kukës ngjante me atë të 21 janarit, Rama tha: “Atëherë, protestuesit u sulmuan nga policia. Unë personalisht kam qenë duke ecur dhe jam kthyer përpara kullave pasi pamë tymin e gazit lotsjellës dhe makinat me ujë. Janë dy gjëra të ndryshme. Ndodh që turma të reagojë kur sulmohet nga policia, por të mos bëjmë krahasime pa lidhje sepse në këtë rast bëjmë gabim të madh”./tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë