Kryeministri i Shqipërisë të mërkurën është takuan me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden ku kanë biseduar për pak minuta në samitin e NATO-s.
Ai në një postim ka shkruar se Biden i tha fjalë të mira për rolin që po e tregon në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.
Tutje kryeministri shqiptar ka treguar se Biden ka shprehur dëshirën që të bëjnë një organizim me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar kryeministri Rama.