Loading…

Rama uron Ramën për fitoren: I dashtun mik i shtrenjtë…

  • 15/11/2021 | 13:05

Rama uron Ramën për fitoren: I dashtun mik i shtrenjtë…

Mbrëmë (e diel) Përparim Rama fitoi zgjedhjet në komunën e Prishtinës, duke u bërë kryetari i ri i kryeqytetit.


Ai në garë ishte me kandidatin e LVV-së, Arben Vitia.

Në rezultatet nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, Rama kishte marrë 51.07%, ose 40658 vota, ndërsa Vitia kishte 48.93% ose 38958 vota.

Sipas rezultatit, Rama ka 1700 vota më shumë se Vitia, kështu duke e bërë atë fitues të këtyre zgjedhjeve në Prishtinë.

Pas fitim të zgjedhjeve, tenori kosovar, Ramë Lahaj, ka uruar Përparimin si kryetar i ri i Prishtinës, përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”.

“I dashtun mik i shtrenjtë, përveç që të uroj shumë suksese ty dhe Prishtinës në rrugëtimin tuaj të ri, uroj përzemërsisht që të mos ndryshosh aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm që të gjithë ne ti duam fort. Me këmbë të mbare mik”, shkroi Lahaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë