Loading…

Rama – Vitisë: Duhet me i bo update informatat z. Vitia, i keni të pasakta

  • 11/11/2021 | 21:20

Rama – Vitisë: Duhet me i bo update informatat z. Vitia, i keni të pasakta

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka thënë se ndërtuesit janë pjesë e nevojshme për zhvillimin e qytetit.


Gjatë debatit për numrin e banesave pa leje dy kandidatët kanë dhënë shifra të ndryshme në bazë të informatave që posedojnë.

Kandidati i VV’së, Arben Vitia tha se janë gjithsej 46 mijë banesa pa leje dhe këto informata i ka nga viti 2014.

“I kam marrë në 2014, ku është bërë inventarizimi për herën e parë në Prishtinë nga Drejtoria e Urbanizmit atë kohë, i cili patë marrë 40 arkitekt dhe student të arkitekturës që kanë bërë regjistrimin e ndërtimeve pa leje. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë gjatë qeverisjes së LDK’së deri në vitin 2013”, tha Vitia.

Kandidati i LDK’së, Përparim Rama ka thënë se janë 56 mijë banesa banesa ku në të njëjtën kohë i thotë kundërkandidatit të tij të i përditësoj informatat për Prishtinën.

“Unë i kam informata tash dhmth, jo nga 2014, sepse kanë ndodhë edhe zhvillime të mëtutjeshme të Komunës. 55 mijë banesa janë. Keni informata të pasakta z.Vitia, duhet me ua bë update. Në 2014 i bie që janë para 7 vitesh”, tha Rama.

“Është gjë  e mirë që janë ndalur ndërtimet pa leje por edhe është shkatërru një industri e tërë sepse mënyra se si janë ndalur ato ndërtime, pa ndonjë plan strategjik për zhvillimin e Prishtinës. Pra, një process linear pa planifikim, bëhet ndalja e të gjitha ndërtimeve dhe nuk lejohet asgjë. Kemi të gjithë industrinë e ndërtimit e cila punëson me mijëra puntorë që është shkatërru si rezultat apo i mendimit  të mënyrës lineare. Qyteti nuk zhvillohet në mënyrë lineare. Duhet të mendosh për pika të ndryshme multidimensionale e jo të krijohet ashtu mendimi linear. Pra, duhet me thënë ‘këtu smundesh, por mundesh këtu’ brenda parametrave të planeve rregullative të ndërtimit”, tha ndër të tjera Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë