Loading…

Ramabaja e përqeshi LDK’në, Hamiti reagon duke e quajtur komunist dhe marksist-leninist

  • 05/07/2022 | 23:00

Ramabaja e përqeshi LDK’në, Hamiti reagon duke e quajtur komunist dhe marksist-leninist

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, i ka reaguar Sadri Ramabajës për deklaratën e tij të dhënë në T7 për këtë parti, shkruan Gazeta Metro.  


Ramabaja ka thënë se LDK është një ndër tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, tha Ramabaja.

Hamiti i ka reaguar duke e quajtur komunist dhe marksist-leninist Ramabajën.

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë