Loading…

Ramadani i reagon Jeta Xharrës: Ëndrra e Milosevicit nuk do të realizohet kurrë

  • 08/04/2019 | 15:25

Ramadani i reagon Jeta Xharrës: Ëndrra e Milosevicit nuk do të realizohet kurrë

Politologu i ri Shkodran Ramadani i ka reaguar gazetares Jeta Xharra, duke i thënë se je njeri me inteligjencë tejet nën mesatare dhe se ka nevojë për statuse që grimcon reputacionin publik, transmeton Gazeta Metro.


Ramadani i ka thënë gazetares Jeta Xharra, se ëndrra e Milosevicit për zbrazur Kosovën nuk do të plotësohet kurrë, pasi ajo ishte një dëshirë e tij e një diktatori me plane, ku në planet e tij ishte spastrimi dhe asgjësimi i shqiptarëve nga Kosova.

Sipas tij Jeta Xharra ka një inteligjencë tejet nën mesatare dhe ka nevojë për këso statute, por nuk mund kurrë që ta rishkruan historinë.

Kujtojmë se Xharra postoi në Facebook një foto ku disa kosovarë po prisnin para ambasadës sllovene me mbishkrimin “ëndrra e Milosevicit po plotësohet, Kosova po zbrazet”.

Postimi i plotë nga Ramadani:

Jo zonje, Millosheviçit nuk po i realizohet endrra. “Endrra” e tij ka qene zbrazja e Kosoves nga shqiptaret, popullimi i saj me serbe dhe mbetja e pehershme e Kosove nen Serbi. Ikja e shqiptareve nga Kosova eshte alarmante, por e dyta dhe e treta ndoshta kurre nuk do te realizohen. Kosova e pavarur dhe me 4% serbe nuk ka qene kurre enderr e Millosheviçit. Per me teper, te flasesh per Millosheviçin me fjale si “endrra” dhe “deshira”, do te thote te amnistosh monstruozitetin e tij. Ai nuk ishte thjesht nje njeri me endrra. Ai ishte politikan dhe diktator me plane, projekte dhe operacione sistematike per spastrim dhe asgjesim te shqiptareve. Mos eufemizo! E di qe je me inteligjence tejet nen mesatare dhe ke nevoje per te tilla deklarata e statuse ne menyre qe te grimcosh pak reputacion publik, por historine nuk mund ta rishkruash sipas tekeve tua personale. Kosova e pavarur nuk eshte enderr e realizuar e Millosheviçit, por makthi dhe trauma kolektive e serbeve./gazetametro.net

Jeta Xharra: Ëndrra e Milosevicit po plotësohet, Kosova po zbrazet

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë