Loading…

Ramadani kishte të drejt për ‘avullimin’ e votave, nga 0 i bëhen 59

  • 16/10/2019 | 11:31

Ramadani kishte të drejt për ‘avullimin’ e votave, nga 0 i bëhen 59

Kandidati për deputet nga koalicionin AAK-PSD, Burim Ramadani, ditë me parë ishte ankuar për avullimin e disa votave, e krejt kjo ka dal të jetë e saktë, transmeton Gazeta Metro.


Ramadani përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se pas rinumërimit në vendvotimin ku ishte ankuar, doli se aty kishte 59 vota, e jo 0 siç i kishte marrë të dhënat në numërimin e parë.

‘Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them.” ka shkruar Ramadani.

Ndërsa ditë më parë Ramadani ishte ankuar se gjatë procesit zgjedhor 2019, janë avulluar votat.

Ai kishte thënë se 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të tij në Facebook.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë