Loading…

Ramadani: Shtetet e ish-Jugosllavisë që janë në NATO ta këshillojnë Vucicin ta njohë Kosovën

  • 12/03/2019 | 21:45

Ramadani: Shtetet e ish-Jugosllavisë që janë në NATO ta këshillojnë Vucicin ta njohë Kosovën

Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se ish-shtetet e Jugosllavisë që janë në Nato, do të ishte mirë ta këshillojnë Vucicit që ta njohë Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim i përbashkët i shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.

“Nesër po u mbajka në Beograd një takim i përbashkët i shërbime të inteligjences së shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.Megjithëse nuk e besoj, shumica e këtyre shteteve që tashmë janë në NATO, do të ishte mirë t’ia mbushin mendjen Bratisllav Gashiqit të BIA-s serbe që të heqë dorë nga Rusia dhe ta këshillojë Vuçiqin që ta njohë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit:

Nesër po u mbajka në Beograd një takim i përbashkët i shërbime të inteligjences së shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.

Megjithëse nuk e besoj, shumica e këtyre shteteve që tashmë janë në NATO, do të ishte mirë t’ia mbushin mendjen Bratisllav Gashiqit të BIA-s serbe që të heqë dorë nga Rusia dhe ta këshillojë Vuçiqin që ta njohë Republikën e Kosovës.

Pra, zor.
Zor sepse Vuçiq shpesh po merr urdhra nga Moska dhe Narishkini (Drejtori i Shërbimit të Jashtëm rus)
Ne, shqiptarët deri tani, tri shtete i bëmë anëtarë të NATO-s. Edhe Kosova është e radhës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë