Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Kosova duhet të ketë Ushtrinë e vet, por poashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare.
“FSK ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme të fillojë. Ajo që vlen për të gjithë është se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe mbështetjen ndërkombëtare. Kosova nuk mund të ndërtojë Ushtri duke e humbur mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s. Pas ndryshimit të misionit të FSK-së, NATO duhet të marrë vendim me konsensus për ta mbështetur ose jo ushtrinë”, tha Ramadani, në Klan Kosova.
Ai ka thënë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës, të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta.
“Përpjekjet duhet të vazhdojnë pasi nuk është kryer misioni i ushtrisë. FSK-ja ende nuk e ka marrë misionin e ri dhe në këtë proces secili institucion duhet të argumentojë që Kosova nuk mund të ndryshojë Kushtetutën”.