Loading…
‘Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova: Publikojnë fotografi |PAMJE
  • 15/05/2019 | 10:25

‘Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova: Publikojnë fotografi |PAMJE

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. E së fundi ai është parë nën shoqërinë e aktorit të njohur, Sylvester Stallone, transmeton Gazeta Metro.


Duke i rastisur të udhëtojë shpesh për interpretimet e tij, jo të paktat janë rastet kur Lahaj ka shansin të takohet me emra të njohur të Hollywoodit.

Së fundmi, ai ka pasur fatin të takohet me aktorin e madh, Sylvester Stallone.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar krah aktorit me famë ndërkombëtare.

“Përshëndetje nga Los Angeles”, ka shkruar tenori në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor që Ramë Lahaj publikoi ishte kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë