Loading…

‘Ramë dakord dhe i shtrënguam duart’: Si e ‘tradhtoi’ Roy Keane legjendën e Liverpool për Sir Alex Ferguson

  • 25/01/2023 | 09:44

‘Ramë dakord dhe i shtrënguam duart’: Si e ‘tradhtoi’ Roy Keane legjendën e Liverpool për Sir Alex Ferguson

Ish-mesfushori i njohur irlandez, Roy Keane, ka kujtuar momentin kur e kishte ‘tradhtuar’ Kenny Dalgish, legjendën e Liverpool dhe ish-trajnerin e Blackburn Rovers në 1993. Ai pavarësisht se kishte rënë dakord të bashkohej me skuadrën e Dalgish, në fund një telefonatë e Sir Alex Ferguson ndryshoi gjithçka, transmeton Gazeta Metro.


Në verën e vitit 1993 mesfushori i atëhershëm i Nottingham Forest ishte një nga lojtarët më të kërkuar në kampionatin anglez, pasi kishte impresionuar për ‘Reds’ në sezonin e parë të Premier League.

Edhe pse Forest zbriti nga liga në sezonin 1992/93, Keane ishte lojtari i tyre kyç dhe tërhoqi interesin e Blackburn dhe United.

Ishte e pashmangshme që ai do të largohej dhe Dalgish mendoi se e kishte bindur atë të kalonte te Rovers pasi ata përfunduan në pozitën e katërt në sezonin e kaluar. Por, një telefonatë e vonuar nga Sir Alex Ferguson e pa atë të bashkohej me kampionët në fuqi pas bisedimeve pozitive me trajnerin skocez dhe Forest, Frank Clark.

”Unë rashë dakord për një marrëveshje dhe shtrëngova duart me të (Daglish). U ktheva në Cork (qytet në Irlandë) dhe të dielën në mëngjes u zgjova dhe mora një telefonatë nga Sir Alex në shtëpinë time në Cork dhe ai tha se a do të vini dhe do të takoheni me mua për bisedime nesër. Unë thashë shiko, shtrëngova duart me Blackburn dhe ai tha mos u shqetësoni për këtë. Kenny ishte i acaruar,” tha ai, shkruan Mirror.

Ferguson ishte i vendosur të mos humbiste një lojtar me aftësitë e Keane pasi ai shënoi 33 gola në 154 paraqitje për Forest. Në fund, United konfirmoi transferimin e irlandezit për 3.75 milionë funte, që ishte një shifër rekordi në Premier League në atë kohë.

Analisti i futbollit tashmë në Sky Sports është një legjendë e ‘Djajve të Kuq’, pasi ka fituar trofe të shumtë, duke përfshirë një Champions League në 1999 dhe shtatë tituj të Premier League. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë