Loading…

Ramiz Kelmendi bashkë me Kadri Veselin: Do ta mbështes për Kryeministër

  • 16/09/2019 | 19:17

Ramiz Kelmendi bashkë me Kadri Veselin: Do ta mbështes për Kryeministër

Ramiz Kelmendi, ish-deputeti i LDK’së, është parë sot së bashku me Kryetarin e PDK’së, njëheri kandidatin për Kryeministër Kadri Veseli. Ai është shprehur se këtë të fundit, do ta mbështesë, transmeton Gazeta Metro.


Ekonomia Online është ofruar dhe ka pyetur Kelmendin nëse ky është një aderim në PDK.

“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.

Kujtojmë se Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK’së në mandatin e kaluar, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti ditë më parë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë