Loading…

Ramiz Kelmendi nis vizitat si zëvendëskryeministër

  • 03/11/2016 | 17:28

Ramiz Kelmendi nis vizitat si zëvendëskryeministër

 

Komuna e Podujevës ka qenë e para që ka vizituar Ramiz Kelmendi, në pozitën e zëvendëskryeministrit.

Bashkë me kryetarin e kësaj komune Agim Veliu, thuhet se kanë diskutuar rreth hapësirave publike dhe planet strategjike për komunën.

Në komunikatën për media nga zyra e kryeminsitrisë, thuhet se zënvedëskryeminsitri Kelmendi, gjatë takimit u njoftua nga Veliu për planet zhvillimore strategjike të Komunës.

“Meqenëse e kemi afër planin për pakon e dytë fiskale,  të shohim se çka mund të bëjmë që të stimulojmë zhvillimin e bizneseve të vogla në komunën e Podujevës dhe komunat tjera”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Kelmendi.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, ka thënë se një nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna është mungesa e hapsirave të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.

“E informova zënvedëskryeminsitrin se ne si komunë jemi të përgatitur për të pritur investime zhvillimore, sepse i kemi të hartuara të gjitha strategjitë edhe për sa i takon zhvillimit ekonomik, lokal dhe dokumente të tjera strategjike”, thuhet të ketë thënë Veliu./gazetametro.net

ramiz-1

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë