Loading…

Ramiz Kelmendi viktimizohet: Deputetët e VV’së donin të më lëndonin me gaz

  • 01/04/2018 | 22:05

Ramiz Kelmendi viktimizohet: Deputetët e VV’së donin të më lëndonin me gaz

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz  Kelmendi ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.


Kelmendi ka folur edhe për ditën e votimit të Demarkacionit, duke treguar se gazi lotsjellës e kishte dëmtuar atë ditë, pasi sapo e kishte përfunduar dializën,

Ai madje ka thënë se gazi lotsjellës është hedhur në drejtim të tij që të dëmtohej individualisht, dhe të mos mund të qëndronte në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.

“Atë ditë po më ka bë keq, sepse isha pas dializës. Sepse dializa ma dobëson pak shtypjen. Pak më dëmtoj. Dhe e keni parë që Vetëvendosja e ka pas qëllim hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim timin, që unë me u dëmtuar e mos me qëndruar në sallë, dhe mos me e votuar demarkacionin. Dy gaz lotsjellës janë drejtuar nga unë” ka deklaruar Kelmendi në RTV 21.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë