Loading…

Ramiz Ladrovci ka dy orë dore në vlerë prej 13 mijë eurosh, e gruaja dukat që vlen 7 mijë euro

  • 20/06/2019 | 14:26

Ramiz Ladrovci ka dy orë dore në vlerë prej 13 mijë eurosh, e gruaja dukat që vlen 7 mijë euro

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, duket se është marakli i orave të dorës.


Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci mes pasurisë së madhe të palujtshme dhe të luajtshme, ka deklaruar edhe dy ora të dorës, ku njëra është e markës “Rolex” dhe tjetra “Cartier”, e që të dyja bashkë kushtojnë 12 mijë euro.

Prejardhjen e tyre, kryetari i Drenasit, e ka deklaruar nga buxeti familjar, ku orën “Cartier” e ka që nga viti 1996 ndërsa “Rolex” e ka blere në vitin 2007.

Në anën tjetër edhe bashkëshortja e tij Shemsija, duket se është maraklike e stolive të arit.

Ajo ka deklaruar stoli ari në vlerë prej 7 mijë euro, të cilat i ka nga buxheti familjar, po ashtu edhe fëmijët e tyre kanë stoli ari në vlerë prej 4 mijë eurove, raporton Magazina.al

Kujtojmë se familja Lladrovci vazhdon t’i ketë tri vetura “Si gjithë qytetarët e Kosovës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë