Loading…

Ramiz Lladrovci edhe zyrtarisht kryetar i Drenasit

  • 29/12/2016 | 13:37

Ramiz Lladrovci edhe zyrtarisht kryetar i Drenasit

 Ramiz Lladrovci i PDK-së, po bën betimin për të marrë zyrtarisht nën menaxhim Komunën e Drenasit, në një ceremoni që ka nisur para pak çastesh.


“Shpreh falënderim të veçantë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Falënderoj qytetarët e Drenasit për frymën demokratike dhe për daljen në zgjedhje. Falënderoj deputetët, ministrat e PDK-së dhe kryetarin Veseli. Zotohem se do t’i përmbush premtimet e dhëna. Zotohem se do të punoj 24 orë për t’iu falenderuar për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë Lladrovci, përcjell gazetari i KTV-së që po përcjell ngjarjen në Drenas. “Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë pjesë e punës tonë”, ka shtuar më pas kryetari i ri.

Duke iu drejtuar asamblistëve ai ka thënë se kërkon nga ta angazhim dhe përvjelje mëngësh.

“Do ta bëjmë Drenasin shembull për të jetuar. Na pret punë e madhe”, ka thënë Lladrovci.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit, në seancën e veçantë në Kuvendin Komunal të Drenasit janë edhe familjarë të tij, përfshirë të atin e bashkëshorten.

Lladrovci u zgjodh kryetar i Drenasit tek në rundin e dytë të zgjedhjeve, duke bërë kësisoj që për herë të parë pas luftës në Kosovë, kjo komunë e trevës e Drenicës të shkojë në balotazh.

Lladrovci do të drejtojë me Komunën vetëm disa muaj, pasi ajo do të shkojë në zgjedhje bashkë me Komunat tjera nëpër Kosovë në vjeshtën e 2017-s.

Drenasi u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku, që u shpall fajtor si pjesë e grupit “Drenica” .

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë