Loading…

Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

  • 08/11/2019 | 13:04

Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit është ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Pas Kadri Veselit edhe Lladrovci, ka bërë me dije se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara e kanë ftuar në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit, më 19 dhjetor.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë