Loading…

Ramiz Lladrovci telefonohet nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

  • 27/10/2021 | 16:59

Ramiz Lladrovci telefonohet nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes (VV), Rexhep Selimi, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook Lladrovci tha se kjo ishte një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarje e tyre në Hagë, sipas Lladrovcit, sot ishte hera e parë që e dëgjonte zërin e tyre.

Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, teksa tha se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë