Loading…

Ramos pasi luajti për Sevillën pas 18 vjetësh: ‘Tash mund të vdes i qetë dhe i lumtur’

  • 18/09/2023 | 16:03

Ramos pasi luajti për Sevillën pas 18 vjetësh: ‘Tash mund të vdes i qetë dhe i lumtur’

18 vjet pas, Sergio Ramos është rikthyer ta veshë fanellën e Sevillas, derisa ishte titullar dje në sfidën e andaluzianëve kundër Las Palmas.


Qendërmbrojtësi spanjoll e udhëhoqi skuadrën e Mendilibar për herë të parë në këtë sezon dhe pas lojës i komentoi emocionet që i pati përmes mikrofonit të Movistar, shkruan “Gazeta Express”.

“Kam ndier emocione të forta si në ditën kur kam ardhur këtu. Më bën të lumtur që u takova sërish me njerëzit e mi, me tifozët e mi, me shtëpinë time. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk ka mënyrë më të mirë se ta bësh këtë me një fitore. Shpresoj që është veç fillimi i një gjëje të mirë”, deklaroi Ramos pas lojës.

“Në fillim kisha dyshime se si do të më prisnin, por në ditën tjetër kur i bëra vizitat mjekësore, iu thash njerëzve të mi se tash mund të vdes i qetë dhe i lumtur. Kam parë zotnillëk dhe mikpritje, kjo është ajo për të cilën kisha nevojë”, përfundoi futbollisti spanjoll, i cili pasi ishte larguar nga Sevilla kishte luajtur me sukses në Real Madrid, ndërsa e pati një eksperiencë dëshpëruese dyvjeçare në Paris Saint-Germain.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë