Loading…
Ramsey te Juventusi, Szczesny ka një mesazh për të
  • 11/02/2019 | 21:19

Ramsey te Juventusi, Szczesny ka një mesazh për të

Aaron Ramsey është transferimi më i fundit nga skuadra e Juventusit, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit italian dhe Ramsey do të i’u bashkohet kampionëve italian me 1 korrik të vitit 2019, vetëm një ditë pasi i skadon kontrata me klubin e Arsenalit.

E mirë se ardhje uellsianit i ka uruar ish-bashkëlojtari i tij te Arsenali, Wojciech Szczesny, të cilët gjatë verës do të kenë një ribashkim te ”Zonja e Vjetër”.

‘”Mirë se vini në familjen e Juventusit. Bëni veten gati për punë të vështirë. Vitet e ardhshme janë të gjitha për tu fituar!  Cili është urdhëri për mua?”, i ka shkruar portieri polak Ramseyt në foton e publikuar nga ky i fundit në Instagram me të cilën ai ka konfirmuar transferimin në Torino./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë