Loading…

Ramush Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

  • 07/06/2017 | 22:33

Ramush Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër ka mbajtur tubim në Gjakovë.


Ai ka thënë se koalicioni i tij do i kthejë madhështinë këtij qyteti.

Ja publikimi i tij në Facebook:

Gjakova nuk i falë mashtrimet!

Mburrje, kënaqësi, triumf është qëndrimi në Gjakovë. Kjo ndjenjë nuk është vetëm e sotme, por e përhershme.

Gjakova e burrave të mëdhenj, e rinisë së guximshme të “djemve të asfaltit” e sa e sa vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, gjithmonë ishte kjo që është – krenare dhe e pa dorëzuar kurrë.

Jam i bindur se këtij qyteti, kësaj treve fisnikësh e bujarësh të vendit tonë, bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht nga të tjerët.

Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndiej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arrituar objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën.

Gjakova e heroizmave të mëdhenjë, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit tonë.

Ne do ta ribëjmë Gjakovën. Garant jam unë. Garant jemi secili prej nesh, në projektin e përbashkët për fillimin e ri të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë