Loading…

Haradinaj padi ndaj Blicit të Serbisë

  • 30/11/2016 | 08:59

Haradinaj padi ndaj Blicit të Serbisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta padis gazetën serbe blic.rs, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim.

Këtë e bëri të ditur, avokati Arianit Koci, i cili i ka thënë Gazetës Metro se fillimisht do të demantohet e gjitha çfarë është shkruar për Haradinajn, më pas do të mblidhen faktet dhe do të padisim gazetën Blic, për shpifje.

“Jam duke mbledhur faktet, dhe sigurisht që do ta padisim. Do të shkojë në Beograd dhe plani im ështe që të demantojë  njëhrë gazetën serbe Blic, me pastaj të vazhdohet me procedura. Sipas ligjit mbi informimin publik, të serbisë, të gjitha do t’i përcjelli procedurat strikte dhe padinë do ta bëjë, ka thënë Koci për Gazetën Metro.

Gjatë ditës së hënë, Gazeta Metro, pati raportuar rreth shkrimeve që gazeta Blic, ka shkruar për kreun e AAK’së Ramush Haradinaj.

Komandant i dikurshëm i UҪK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj udhëheq një prej klaneve më të fortë kriminal në Kosovë, ndërsa për kontrabandim të armëve me vite e shfytëzon rrugën nëpër Sërbi dhe qytetarët sërb të cilët i paguan mirë, kishte shkruar Blic.

Pas shkrimeve të publikuara në këtë gazetë, Haradinaj kishte reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë,” ka thënë Haradinaj./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë