Loading…

Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

  • 14/07/2017 | 21:22

Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

Ramush Haradinaj po vazhdon përpjekjet e tij për sigurimin e numrave të nevojshëm për miratimin e Qeverisë së tij nga deputetët e Kuvendit.


Burime të gazetës ‘Zëri’ konfirmojnë se në këto momente kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetin e LAA-së, Labinot Tahiri në Hotel “Emerald”.

Në këtë takim po merr pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Megjithëse nuk dihet tema e diskutimit, kjo bisedë në këtë kohë lë të kuptohet se janë duke biseduar në lidhje me krijimin e Qeverisë së ardhshme për të cilën Haradinaj ka thënë se do të formohet javën që vjen.

Jo zyrtarisht “Zëri” merr vesh se deputeti i AKR-së, i cili është pjesë e koalicionit LAA, Labinot Tahiri, është njëri nga deputetët që do të votojë pro qeverisë Haradinaj në seancën për krijimin e Qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë