Loading…

Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër

  • 21/10/2022 | 20:22

Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarët e Obiliqit, i njoftoi ata për zhvillimet e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tregoi që marrëveshja finale me njohjen reciproke është afër.


Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se roli  i AAK-së është që të ndihmojmë këtë proces, ku kërkohet unitet politik.

“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se roli i tij dhe i AAK-së është që të ndihmojnë këtë proces, ku kërkohet unitet politik.

“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka treguar Haradinaj.

Për të biseduar për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes me Serbinë, Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradniaj e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Në një deklaratë për media, pas takimit me Kurtin, Haradinaj tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.

Kreu i AAK-së gjithashtu tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë