Loading…

Ramush Haradinaj tregon se çfarë raporte ka tani me Presidentin Thaçi

  • 04/08/2020 | 22:13

Ramush Haradinaj tregon se çfarë raporte ka tani me Presidentin Thaçi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Shumë korrekte i kemi raportet”, është shprehur Haradinaj.

Komunikojmë rregullisht”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës.

Por, ka treguar edhe për çështjet për të cilat nuk janë pajtuar.

“I kemi pasur thyerjet tona, rreth taksës, rreth diskutimit të kufijve. Në shumë tema kemi gjetur gjuhë të përbashkët”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për përballjen e Thaçit me Gjykatën Speciale.

“E shoh gjendjen që po kalon ai dhe Kosova jo të lehtë për Kosovën. Nuk është koha që ne si shqiptarë të biem nga provimi. Nuk po shkon Thaçi si konkurrent politik në Hagë, por si udhëheqës i UÇK’së. UÇK është themeli i lirisë sonë”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Insajderi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë