“Aloha, aloha”! Kështu ka përshëndetur në konferencvën për shtyp komandanti i ri i Bonsteelit, bazës amerikane në Kosovë, pas pranim dorëzimit të komandës, Roy Makareg, me një përshëndetje nga Havai, ku ka qenë me shërbim më parë.
Kështu hareshëm kanë raportuar mediet serbe për ndërrimin e komandës në Bondsteel, deri sa nga komandanti në largim, me prejardhje serbe, Nic Ducich kanë shënuar se i ka mbetur merak një revansh ndaj ushtrisë serbe – për humbjen në futboll 6 : 1.
Komandanti i ri, sipas medieve serbe, ka thënë se për shumicën e ushtarëve të tij ky është qëndrimi i parë në Evropë dhe se ai personalisht “i gëzohet bashkëpunimit me të gjithë”.
Duke folur për përvojën e tij ushtarake, Makareg sipas medieve serbe ka thënë se ka qenë në Kuvajt, në misionin “Liria e Irakut”, por se këtë e ka misionin e parë në mbështetje të paqes, vazhdimin e dialogut politik.
I pyetur për patrullimet me ushtrinë e Serbisë, të cilat janë mbajtur në kohën e mandatit të Ducichit, ai ka thënë se misioni nuk do të ndryshojë dhe se nuk pret ndryshime të mëdha.
Ai ka thënë se komandanti Ducich i ka dhënë shumë udhëzime, transmeton gazetametro.net.
Në pyetjen mbi humbjen e trupave të Ducichit në ndeshjen me ekipin e ushtrisë serbe, Makareg ka thënë se ai do të zgjidhte një sport tjetër.
“Surfind! A keni valë këtu?” ka pyetur me mahi Makagreg sipas medieve serbe.
Ai ka thënë se ndoshta më mirë do të ishte të luhet volejboll, e po të jetë përsëri futboll, atëherë kanë qëllim që këtë herë të arrijnë se paku dy gola.
Në fund ai përsëri mediet i ka përshëndetur me fjalën havaiane “mahalo”./gazetametro.net